Google ADS

Shefja e BE’së e zhgënjyer me Kuvendin

10:27 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

“E zhgënjyer me dështimin në Kuvend për t’u mos u ratifikuar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së për fiskalizim dhe dogana 2020, duke pamundësuar taksat dhe doganat e Kosovës për ta modernizuar punën e tyre dhe për të ndarë atë me kolegët në BE dhe përtej”, ka shkruar Apostolova

Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, po ashtu edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” por që të njëjtat nuk u ratifikuan./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme