Dhjetëra vullnetarë të Organizatës “Let’s Do It Kosova” sot kanë realizuar një aksion pastrimi në “Parkun e Gërmisë”, në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në kuadër të “Climate Diplomacy Week”.
Aksioni që u mbajt sot u përkrah edhe nga projekti i Zyrës së BE-së në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).
Në këtë aksion mori pjesë edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila deklaroi se në Kosovë ende ka mbetur punë për t’u bërë në drejtim të mbrojtjes së ambientit dhe ajrit njëkohësisht.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, tha se shoqëria duhet të jetë më e kujdesshme kundrejt ndotjes së ambientit.
“Ajo çfarë më shqetëson më së shumti është se në këtë drejtim shoqëria jonë po vazhdon të mos jetë e kujdesshme. Gjithandej po prehen pyjet, në vendet ku po ndërtohen ndërtesa ka mungesë të gjelbërimit, lumenjtë gjithandej Kosovës janë të ndotur. Mos të flasim gjithashtu edhe për shkatërrimin e pronave dhe kjo nuk duhet të vazhdojë kështu, duhet ta debatojmë këtë dhe të bëjmë diçka për këtë si shoqëri. Unë do të kërkoja që të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë Hasanaj.
Aksionit të sotëm në Gërmi iu bashkua edhe udhëheqja e rrjetëzimit nga Let’s Do It World, Heidi Solba, e cila u shpreh e lumtur që Kosova është pjesë e kësaj Lëvizje, gjersa bëri thirrje që të vazhdohet kështu deri më 15 shtator 2018, kur edhe do të mbahet Dita e Pastrimit të Botës, e cila synon të bëjë bashkë 5 për qind të banorëve të botës.
Përveç aksionit të pastrimit, në kuadër të aktiviteteve për ditën e sotme, në “Parkun e Gërmisë” janë mbjellë lule dhe fidanë. Për këtë aktivitet Let’s Do It Kosova është përkrahur nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”, e cila ka bërë rregullimin e hapësirës dhe kanë ndihmuar në mbjelljen e luleve. Po ashtu, “Hortikultura” ka marrë edhe thasët e grumbulluar të mbetjeve.
“Climate Diplomacy Week” u mbajt nga 23 qershor deri sot (30 qershor), ndërsa Let’s Do It Kosova përveç aksionit të pastrimit ka realizuar një varg aktivitetesh në sheshin “Nënë Tereza” që për qëllim kishin ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për trajtimin (menaxhimin) e mbeturinave dhe klasifikimin (ndarjen) e tyre.
Po ashtu, Let’s Do It Kosova ju njofton se në javët në vazhdim do të mbahet aksion pastrimi në Liqenin e Badovcit si dhe tryezë për gjendjen e lumenjve me akterë përgjegjës për mjedisin dhe aktivitete të tjera, për çka do t’ju njoftojmë me kohë.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...