Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e sheh si lëvizje pozitive deklarimet e kandidatit për kryeministër Albin Kurtit se dialogu me Serbinë do të jetë në katër prioritet e para të Qeverisë tij.
Szunyog tha se dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.
“Unë e kuptoj që ka një zhvillim pozitiv në ato deklarata nga të mos qenit aspak prioritet, në të qenurit prioritet numër gjashtë, tani është prioritet i katërt. Kështu që unë mendoj se po shohim shenja të mira, pasi dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin”, tha Szunyog për Ekonomia Online.
Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus. Por sipas Szunyog, kontingjenti i parë i dërgesave të vaksinave kundër Coronavirusit pritet të arrijnë në muajin mars.
“Ne jemi duke pritur shpërndarjen e parë të vaksinave, shpresoj në javët ose ditët e ardhshme. E përsëris, është shpresa ime por po në mars”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Bashkimi Evropian është duke punuar që të krijohet një stabilitet institucional në Kosovë. Szunyog thotë se është duke zhvilluar takime me liderët e partive në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje në zgjedhjen e presidentit, pasi siç thotë ai BE-ja është e interesuar të punojë me një qeveri stabile dhe afatgjate.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Szunyog thotë se Bashkimi Evropian si institucion i ka kryer obligimet ndaj Kosovës, ndërsa tani është detyrë e institucioneve vendore të zhvillojnë takime me shtetet të cilat janë kundër këtij procesit, në mënyrë që t’i bind këto vende për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Tutje, ai tha se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, duke shtuar se Kosova duhet të ndjekë prioritetet e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian nëse aspiron të bashkohet në këtë institucion./Arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse