Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog, ia dorëzoi Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.
Osmani sot e pranoi Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020, raporton arbresh.info.
Kopja e Raportit i është dorëzuar kryetares Osmani nga ana e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog.
Ambasadori Szunyog shfaqi shpresën se rekomandimet nga raporti do të trajtohen nga institucionet e Kosovës.
Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për ta dërguar përpara agjendën evropiane dhe rritjen e rolit në tij në procesin e integrimeve.
Ajo mirëpriti vlerësimin e Raportit, sipas të cilit nën udhëheqjen e saj ka pasur përmirësim në organizimin e punës së Kuvendit dhe menaxhimin e seancave plenare, duke u bazuar në rregulloret e punës.
Sipas saj, secili komision parlamentar do t`i qaset në mënyrë specifike rekomandimeve të Raportit, në mënyrë që të adresohen ato./arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës