Shefi i Zyrës së BE-së i shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë në veri

15:06 | 24 Shtator 2023
E.G

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Me anë të një positmi në platformën “X”, Szunyog u ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjarëve,  kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës, shkruan Arbresh.info.

““Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, shkroi ai./Arbresh.info

 

Të ngjashme