Google ADS

Shefi i Zyrës së BE-së : Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet para pjesë së dytë të vitit

11:28 | 9 Shkurt 2021
L G

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet të ndodhë para pjesës së dytë të vitit.

Szunyog në një intervistë për Këshillin e Investitorëve Evropian ka thënë se BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrument global i menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Që të dyja, Qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, sidoqoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrument global i menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha ai.

Sipas tij, përmes këtij instrumenti BE ka për qëllim të siguroj furnizim më të shpejt për këtë rajon.

“Në dhjetor 2020 BE ka ndarë 70 milionë euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shpërndahen bazuar në numrin total të popullsisë. Kjo paketë do t’u ndihmoj vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mbulojnë koston e dozave të vaksinave që ofrohen nga vendet anëtare të BE-së. Kjo mund të jetë një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar hendekun kohorë derisa vaksinat nga COVAX do të jenë me qasje të gjerë. Një pjesë e këtyre granteve do të shërbejnë për të blerë pajisje medicionale, si dhe materiale harxhuese të nevojshme për shpërndarje të vaksinës. Do të duhet të formalizohen marrëveshjet mes vendeve anëtare dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu prodhuesit do të duhet të ofrojnë pëlqimin e tyre”, tha ai. /Telegrafi/

Të ngjashme