Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ata që ishin pjesë e grupit të serbëve që kryen agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 duhet të dalin para drejtësisë.
Kështu tha ai, në njëvjetorin e rënies së Rreshterit Afrim Bujnaku, dhe agresionit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Arbresh.info.
“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës”, ka shkruar ai.
“Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi”, u shpreh ambasadori i BE-së.
“Ne bëjmë thirrje për ndjekje të shpejtë të autorëve”, ka thënë Orav./Arbresh.info/
A year after the attack in Banjska/Banjskë, I paid my respects to Afrim Bunjaku, who was tragically killed in the line of duty.
My thoughts are with his family, colleagues, and the people of #Kosovo, who seek justice.
We call for the swift prosecution of those responsible. https://t.co/wOqsIldRkY pic.twitter.com/Rzc6uIKxhp
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 24, 2024
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...