Shefi i vëzhguesve të BE-së, Mandl: BE do të vëzhgojë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve

11:47 | 19 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Shefi i misionit të vëzhgimit të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, ka falënderuar të gjithë votuesit të cilët kanë marrë pjesë në këto zgjedhje duke treguar demokraci të lartë.

Mandl tutje renditi disa nga parregullsitë të cilat kanë mbizotëruar qe nga koha e fushatës e deri në përfundimin e zgjedhjeve, ku tha se Veriu mbetet jashtë pluralizmit, raporton arbresh.info

“Dua të shprehë mirënjohjen dhe falënderimet në këtë proces dhe mbi të gjitha vetë votuesit të cilët ushtruan të drejtën për të votuar. Zgjedhjet komunale të 17 tetorit kanë qenë të organizuara mirë, dhe pluraliteti ka qenë i pranishëm, në veçanti të atyre komunave serbe ku prania e femrës nuk ishte e pranishme pra ishte e lënë anash”, tha Mandl.

“Ditën e zgjedhjeve vëzhguesit e BE-së kanë vëzhguar mbi 400 vendvotime, nuk ka pasur telashe përpos disa mungesave dhe skadimi i letërnjoftimeve. KQZ- ja ka mbajtur takime te rregullta publike, veçojmë votimet jashtë vendeve të cilat nuk janë trajtuar mirë në kuadrin ligjor. Kuota gjinore prej 30% është plotësuar. Gjatë fushatës garuesit kanë gëzuar të drejta të barabarta. Primare infrastruktura komunale pasuar me tema si shëndetësia arsimi etj.Lista serbe ka monipolizuar jetën e serbeve në Kosovë e ku ka pasur edhe kërcënime nga Lista Serbe për votuesit”, tha Mandl.

Tutje ai tha se mediat kanë qenë në nivel dhe kanë respektuar etikën por qe disa nga to nuk kanë zgjuar interes te përcjelljes së fushatës së kandidatëve nëpër komuna.

“Mediat kanë mbuluar lirshëm pa pengesa, ndërkaq RTK ka kontribuar pozitivisht duke bërë disa programe, ndërkaq mediat tjera jo edhe aq”, tha Mandl.

Mandl në fund tha se ka pasur thyerje të heshtjes zgjedhore  në Facebook, e konfirmoi qe BE do të vëzhgojë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Misioni ynë ka pasur edhe thyerje të heshtjes zgjedhore në rrjetin social Facebook. Misioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve mbetet prapë në Kosovë për të vëzhguar”, tha Mandl./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme