Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm Zahir Tanin gjatë fjalimit të tij para Këshillit të Sigurimit foli për zgjedhjet e fundin parlamentare në Kosovë.
Tanin tha se Kosova përfundoi suksesshëm zgjedhjet e hershme legjislative që u dalluan me pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe fitore nga ana e partisë politike të Vetëvendosjes e më shumë se gjysmës së të gjitha votave të hedhura.
“Pritjet e shprehura ishin për ndryshim të reagimit të qeverisë ndaj shpresave dhe nevojave reale të votuesve të saj, për barazi më të madhe të mundësive, llogaridhënie, dhe sundim të ligjit. Kësisoj, pritjet anembanë Kosovës do të mbesin të larta siç ishin edhe rezultatet,” PSSP Tanin theksoi para Këshillit, shkruan arbresh.info.
Rezultatet sipas tij, gjithashtu çuan te zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidentja e dytë femër e Kosovës në mesin e një numri të madh të grave të zgjedhura në legjislaturën e Kosovës.
Katërdhjetë e tri gra – që paraqesin 36 përqind të tërë parlamentit – fituan mandate duke i siguruar Kosovës vend përkrah trupave tjerë zgjedhor për nga numri i lartë i përfaqësimit të grave.
Përbërja e re parlamentare e Kosovës përfshin gra në dy prej tri pozitave të zëvendës kryeministrit me 5 gra në pozita ministrore.
Shefi i UNMIK-ut, tha se qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ballafaqohet me “mundësi të mëdha, krahas sfidave të mëdha”.
“Hapja e dyerve të së ardhmes kërkon transformim, dhe ndryshim të prioriteteve që pasqyrohen si në fjalë ashtu edhe në vepra. Ulja e tensioneve po ashtu kërkon që partitë në pushtet dhe në opozitë ta dëshmojnë kapacitetin e tyre drejt interesave më të gjërë”, tha ai para KS-së.
Përkitazi me dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pas takimit të tij të djeshëm me kryeministrin Kurti dhe bisedës së sotme me Kryetarin Vuçiq, Tanin theksoi se të gjithë aktorët politikë janë të vetëdijshëm për rëndësinë qendrore të raporteve të tyre në progresin e rrugëtimit evropian.
Ata theksuan se vetëm një dialog domethënës dhe i sinqertë, si dhe politika përparimtare, do të mundësojnë zhvillimin e këtyre raporteve dhe arritjes së interesave të përbashkët.
“Fitimi i besimit publik në këtë proces është po aq i ndjeshëm sa edhe qenësor,” u shpreh ai.
“Me një qeveri me mandat të fuqishëm tani të vendosur në Prishtinë, duhet të presim trajtimin e çështjeve të vështira me seriozitet dhe përkushtim’
PSSP ritheksoi përkrahjen e palëkundur të UNMIK-ut ndaj procesit dhe përkushtimin e tij në nivelin bazë për promovim të një mjedisi të favorshëm për progres gjatë këtij rrugëtimi.
Lidhur me pandeminë e COVID-19, PSSP Tanin informoi Këshillin për shkallën alarmante të infeksioneve në Kosovë, dhe tha se Kosova mbetet nën presionin e pandërprerë të përhapjes së virusit COVID-19. Ai apeloi tek Shtetet Anëtare të rrisin përkrahjen ndaj Kosovës lidhur me vaksina në vazhdën e përpjekjeve globale për të siguruar furnizime me vaksina.
Duke e kthyer vëmendjen te puna e bërë nga Misioni, PSSP Tanin e njoftoi Këshillin rreth asistencës ndaj COVID-19 për popullatat e ndjeshme, përfshirë shpërndarjen e artikujve esencial; zbatimit të programeve për fuqizimin e grave dhe rinisë në politikë dhe shoqëri; mbështetjen ndaj iniciativave për të drejtat gjuhësore; dhe sigurimin e mekanizmave për ndihmë juridike falas.
Tanin nënvizoi rëndësinë e veçantë dhe ndjeshmërinë e lirive dhe tolerancës fetare, duke siguruar Këshillin se UNMIK-u vazhdon të monitorojë nga afër të gjitha incidentet ndaj objekteve fetare krahas vazhdimit të punës me komunitete dhe autoritete për të siguruar mbrojtjen e vendeve të tilla.
“Kjo është pjesë e përgjegjësisë së përbashkët për promovimin e besimit ndëretnik dhe uljes së rrezikut të tensioneve,” Tanin tha.
“Votuesit në Kosovë ngritën zërin e tyre për ndarjen nga e kaluara, dhe shpresoj se anëtarët e këtij Këshilli do ta shprehin përkrahjen e tyre të plotë drejt arritjes së një të ardhme më paqësore, më të ndritshme në Kosovë dhe rajon,” përfundoi Tanin./arbresh.info/
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...