Google ADS

Shefi i UNMIK-ut flet në OKB për ngjarjet në veri të Kosovës

17:09 | 15 Tetor 2021
L G

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar, ku po raportohet për Kosovën, Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, gjatë raportimit ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk është informuar paraprakisht për reciprocitetin e targave me Serbinë nga Kosova.

Gjatë prezantimit të raporti 6 mujor, Zanin deklaroi se duhet të kishte komunikim të hershëm për targat, bëhet e ditur në njoftimin e UNMIK-ut, shkruan arbresh.info.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit Prishtina ka nisur një operacion policor në veri të Kosovës me qëllim të zbatimit të masave të reja të vlefshmërisë së targave. Duke marrë parasysh diskutimet e ndjeshme të kamotshme për lirinë e lëvizjeve të realizuara nga vitet e kaluara përmes dialogut do të ishte natyrshme të pritet një komunikim i hershëm dhe i qartë me ata që preken”, ka thënë Zanin.

Ai ka folur edhe për operacioni anti-kontrabandë që në veri u përcoll me protesta e tensione pasi që serbët lokalë kundërshtuan operacionin e Policisë së Kosovës.

“Është diskutabile nëse KFOR-i është njoftuar paraprakisht për dërgimin e njësive speciale. Operacioni provokoi tensione dhe konfrontime që përfunduan me disa të lënduar. Ka pasur edhe kërcënime për jetë të shkaktuara nga të shtënat e policisë. Popullata civile në veri raportoi lëndime nga gazi lotsjellës dhe granatat zhurmuese që i përdori policia. Protestuesit gjuajtën me gurë dhe sipas policisë disa të dyshuar përdorën armë zjarri kundër policisë”, ka thënë Tanin.

Shefi i UNMIK-ut, ka thënë se e sheh tepër optimiste mundësinë që tash të ketë rifillim të “angazhimit real ndaj dialogut”./arbresh.info/

Të ngjashme