Shefi i UNMIK-ut bën thirrje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë në kontekstin Covid-19

12:10 | 5 Prill 2020
L G

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin,  kërkon që të mbrohen të drejtat e njeriut në Kosovë dhe të mos publikohen të dhënat personale të personave të prekur nga koronavirusi, siç ka ndodhur me një rast me disa persona të Mitrovicës veriore.

“Duke i konsiderurar masat e marra për të luftuar COVID-19 dhe situatën emergjente të shëndetit publik, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, urgjentisht u bën thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara, të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër COVID-19”, thuhet në reagimin e Taninit.

Shefi i UNMIK-ut, nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato.

Ai inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.

“ PSSP Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënave personale, duke përfshirë edhe mediat”, thuhet në reagim.

Ai, po ashtu ka bërë të ditur se qëndron në krah të të gjitha institucioneve dhe akterëve pëkatës në luftën kundër koronavirusit.

“I bindur se Kosova do t’i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë”, tha PSSP Tanin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme