Google ADS

Shefi i ri në AKI – Ky është profili i Shpend Maxhunit

18:59 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me Kryeministrin, Ramush Haradinaj kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhunin.

Ky i fundit, deri sot ishte shef i Policisë së Kosovës, institucion të cilit iu bashkëngjit Policisë së Kosovës në vitin 1999. Që nga viti 2001 ai ishte graduar me gradën Toger dhe tani ka vazhduar punën në pozita udhëheqëse dhe menaxhuese, ku më pas edhe është graduar me të gjitha gradat deri në atë Kolonel.

Po ashtu ai ka mbajtur pozita edhe si: Komandant Rajonal, Ndihmës Drejtor i Përgjithshëm i PK-së. Ish Drejtori i Policisë përveç që ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ai ka edhe disa diploma të tjera të njohura ndërkombëtarisht.

“U diplomua në studimet post diplomike, në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Akademinë Rajonale Diplomatike të Shqipërisë; -//- në Kolegjin për Studime Ndërkombëtare dhe të Sigurisë “Liderët e Shekullit 21”, u trajnua në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë; – në Programin e Lartë Ekzekutiv në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, në Gjermani; – në studimet master në degën Menaxhimi Ndërkombëtar dhe Lidershipi në Universitetin Ndërkombëtar në Prishtinë;”, thuhet më tej në biografinë e Maxhunit.

Më tej, ai ka qenë edhe kandidat për Doktoratë në çështjet e Sigurisë – Universitetin Ushtarak në Tiranë –Shqipëri. Maxhuni në tetor të vitit 2011 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe Maxhuni ka fituar disa mirënjohje si dhe shpërblime.

“Medaljen Policore “SEMPER FIDELIS” – të Policisë së Kosovës. – Medaljen “Virtus et Honor”; – “Qytetar nderi” në shtetin IOËA, në SHBA; – “Ambasador për Paqe” nga Comuna Di Valfabbrica, Itali; – “Military Ordene Constantiniano Di San Georgio” nga KFOR.”, thuhet më tej.

Ndryshe, shefi i ri i AKI-së, Shpend Maxhuni jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Kujtojmë se emërtimi i Maxhunit në këtë pozitë vjen pas shkarkimit të Driton Gashit, nga pozita e kreut të AKI-së pas deportimit të gjashtë gylenistëve për në Turqi më 29 mars të këtij viti, shkruan Indeksonline.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme