Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar përparim në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se është e nevojshme që të zbatohen Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.
I pyetur nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se “nuk mund të gjykojë”.
“Këshilli i Evropës ka rregulla dhe kur aplikacioni shkon, në mënyrë demokratike Këshilli vendos ku secili anëtar do të votojë në mënyrën që do që t’i paraqesë qëndrimet e veta”, ka thënë ai në një konferencë për media të enjten pasdite.
Kryesuesi i OSBE-së ka kërkuar po ashtu që është që procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri të jetë fer dhe i drejtë.
“Pata kënaqësinë të takohesha me presidenten Osmani dhe u fokusuam në partneritetin tonë të deritanishëm. Diskutuam edhe rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga nga BE, rëndësinë që ka për sigurinë e të gjithë rajonit. Vazhdimi i dialogut dhe implementimi janë kyç, duke ju ripërkushtuar dialogut dhe vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura është një që që kërkon shumë progres, OSBE qëndron e gatshme që të mbështesë të gjitha përpjekjet. Kemi pasur edhe bashkëbisedim mbi mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjithë komuniteteve, mbete një fushë afatgjate e interesim dhe angazhimit të OSBE-së në Kosovë” ka thënë ai.
“Edhe unë e them atë qe e ka thënë organizata jonë është shumë e rëndësishme që të kemi zgjidhje të lira dhe votim të lirë, iu bej thirrje për pjesëmarrje dhe organizata të jetë në dispozicion për të ndihmuar institucionet e Kosovës”, ka thënë ai./eo
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...