Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar për mesazhet kërcënuese që po marrin policët e Kosovës nga komuniteti serb, të cilët e kanë marrë detyrën në fillim të kësaj jave.
Davenport, përmes një postimi në Twitter, theksoi se të gjitha përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar oficerët e PK-së apo kadetët që fillojnë karrierën në polici “duhet të dënohen pa rezerva”.
“Të gjitha përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar oficerët e PK-së apo kadetët që fillojnë karrierën në polici duhet të dënohen pa rezerva. Ata që janë përgjegjës duhet t’i nënshtrohen me vendosmëri llogarisë”, ka shkruar Davenport.
Ai tutje është shprehur se misioni i OSBE-së mirëpret dhe mbështet aktivisht angazhimin e Policisë së Kosovës në rritjen e kontaktit me të gjitha komunitetet dhe prioritizimin e rekrutimit të kadetëve nga komunitetet joshumicë në mbarë Kosovën.
“Një forcë policore profesioniste kudo duhet të pasqyrojë diversitetin e popullsisë që është aty për t’i shërbyer”, ka përfunduar shefi i OSBE-së në Kosovë.
Me të marrë detyrën e re në fillim të kësaj jave, policët nga komuniteti serb që u vendosën në pjesën veriore të Kosovës, u bënë cak i një fushate linçuese nga Serbia.
Pesë prej tyre iu janë publikuar fotografitë dhe emrat nga një faqe serbe në rrjetin social, Telegram, teksa është paralajmëruar edhe publikimi i fotografive dhe emrave të të tjerëve.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën.
Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar linçimi e frikësimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë./Arbresh.info/
The OSCE Mission welcomes and actively supports the engagement of Kosovo Police in stepping up outreach to all communities & prioritising recruitment of cadets from non-majority communities all around Kosovo 1/3
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) July 26, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...