Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, po merr pjesë në raportin e monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai tha se ky raport është që të prezantojë sot krimit të organizuar një mision të përbashkët të OSBE-së, dhe Bashkimit Evropian.
“Ky raport nuk do të ishte i mundshëm pa një mision të përbashkët strategjik. Ky raport mbulon pesë juridiksione rajonale. Ata që kryejnë krime të tilla duhet të përballen me drejtësinë”, tha ai.
Sipas tij raporti thekson edhe shembujt të praktikës së mirë të profilit të lartë. Ai tha se monitorimi i tillë është një mjet i dobishëm.
“ Ky monitorim ka një përparësi sepse ofron informata ku mund të nxjerrim informata lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ne kemi monitoruar 52 çështje, kanë qenë 32 raste të korrupsionit. Ndonjëherë ka pasur një mungesë lidhur me atë që e shtynë përpara proceset gjyqësore”, tha ai tutje.
Davenpor tha gjithashtu se ekipi i tij ka nënvizuar çështje kyçe siç janë, zvarritje të seancave, kapacitet joadekuat, mungesë të resurseve, përformance të dobët të mekanizmave dhe gjithashtu kanë vërejtur një shkallë të lartë të lirimit nga akuzat.
“Besoj që do të jetë e çartë nga ky raport për trajtimin e këtyre çështjeve dhe do të zbatohet”, përfundoi ai.
Në këtë raportim po merr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog./Arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë