Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, thotë se KFOR’i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
Këto komente ai i ka bërë në një intervistë për të përditshmen Vijesti.
Ai është pyetur nëse është i shqetësuar për stabilitetin afatgjatë në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, transmeton arbresh.info.
“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë negociatat. Është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale”, deklaroi Stoltenberg.
Së fundmi ai ka folur përmes telefonit me lidershipin politik në Prishtinë dhe Beograd për tensionet në veri të Kosovës.
Ai ka shprehur qëndrimin se të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...