Shefi i NATO-s diskuton me Kurtin: Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje

15:12 | 26 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri.

Siç ka njoftuari shefi i NATO-s përmes një postimi në Tëitter, në këtë bisedë është disktuar për qetësim të situatës , ku ka thënë se mandati i KFOR-it siguria e lëvizjes dhe ambient i sigurt.

“Kam folur me Vuçiq dhe Kurtin për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i një ambienti të sigurtë si dhe liria e lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, ka folur gjatë ditës edhe me presidentin e Serbisë Vuçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme