23 vjeçarja që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ)
Arbresh.info ka kontaktuar me shefi i MIQ-it, Shaqir Uka.
Uka bëri të ditur se lëndimet janë serioze, por sot ajo është në gjendje relativisht stabile.
“Është sjell dje pas mesditës në QKUK dhe pas kryerjeve së ekzaminimeve radiologjike dhe laboratorike, në orët e mbrëmjes është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për arsyet e lëndimit që ka marrë në kokë. Pas kryerjes së intervenimit kirurgjik, pacientja është dërguar në kujdesin intensiv , ku po qëndron për trajtimin edhe më tutje, lëndimet janë serioze por për momentin po paraqitet një gjendje relativisht stabile e saj”, tha Uka për Arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit