Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë vizitoi IPK-në

16:15 | 31 Janar 2018
M. A.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti priti sot në një takim në objektin e IPK-së Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z.Jan Braathu .

Misioni i OSBE-së ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës.

Kryeshefi Mehmeti e njoftoi Ambasadorin e OSBE-së për së afërmi lidhur me fushëveprimin e IPK-së dhe misionin ligjor,transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu e falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit etj.

Edhe Amabasadori Braathu gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve njerëzore me trajnime që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së, thuhet në komunikatën për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme