Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark me anë të një postimi në twitter, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë.
Wigemark ka thënë se EULEX-i po vazhdon mbikëqyrjen e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës.
Ai poashtu ka bërë të ditur se qysh nesër do të fillojë zbatimi i pikës së dytë së marrëveshjes, e cila parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.
EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar Wigemark.
@EULEXKosovo ?? continues to patrol and observe the situation in northern Kosovo ?? together with @NATO_KFOR and at the request of the Kosovo Police. Situation is stable snd the new sticker regime will be introduced by both sides as of tomorrow 4 October. https://t.co/dFT5pB1ifW
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) October 3, 2021
Gjatë ditës së djeshme është zbatuar edhe pika e parë e marrëveshjes e cila a qenë, largimi i protestuese serbë si dhe zëvendësimi i Njësisë Speciale të policisë së Kosovës me trupat e KFOR-it në pikat kufitare. /arbresh.info/
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Viti për ta pushtuar Evropën: Yjet e rinj nga Kosova që syno...
Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për fundin e luf...