Shefi i misionit të EULEX’it: Situata e qetë në veri, nesër nis zbatimi i marrëveshjes për targat

20:13 | 3 Tetor 2021
KRG

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark me anë të një postimi në twitter, ka  thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë.

Wigemark ka thënë se EULEX-i po vazhdon mbikëqyrjen e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës.

Ai poashtu ka bërë të ditur se qysh nesër do të fillojë zbatimi i pikës së dytë së marrëveshjes, e cila parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.

EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar Wigemark.

Gjatë ditës së djeshme është zbatuar edhe pika e parë e marrëveshjes e cila a qenë,  largimi i protestuese serbë si dhe zëvendësimi i Njësisë Speciale të policisë së Kosovës me trupat e KFOR-it  në pikat kufitare. /arbresh.info/

Të ngjashme