Gjatë seancës së djeshme, Ramush Haradinaj u zgjodh Kryeministër i Kosovës me gjithsej 61 vota.
E meqenëse votat i mjaftuan për të marrë pozitën e kërkuar nga ai qysh moti, gjatë ditës së nesërme ai pritet që të marrë edhe zyrtarisht postin e kryeministrit.
Në mesditë, kryeministri në largim Isa Mustafa do ia dorëzojë detyrën kryeministrit në ardhje Ramush Haradinaj.
Ndonëse për marrjen e pozitës nga kryeministri ekziston një rregull i cili duhet të ndiqet, për marrjen e pozitave nga ministrat nuk vlen një rregull i tillë.
Pranim-dorëzimi i detyrave nga ana e ministrave duhet të bëhet në mënyrën dhe kohën që të dyja palëve konvenon.
Kështu së paku tha shefi i kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi.
“Kjo është çështje që rregullohet mes vetë ministrave mes vete, do të thotë ministrit të ri me ministrin paraprak. Caktohet një kohë e përshtatshme për të dy palët dhe atyre bëjnë pranim-dorëzimin e detyrës, sepse nuk ka ndonjë rregull se kur duhet të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës”, tha Arifi për Indeksonline.
Qeveria Haradinaj u zgjodh gjatë seancës së djeshme, ndërkaq kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...