Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë një apel pas gjendjes së rëndë të ajrit në Prishtinë.
Ramadani ka bërë apel për qytetarët që në natën e sontme të qëndrojnë në shtëpi dhe mos t’i hapin dritaret apo dyert për ajrosjen e dhomave.
“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar drejtori Ramadani.
Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 229ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër.
Bazuar në monitoruesin e cilësisë së ajrit të lëshuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, shihet se gjendja e ajrit është alarmante, dhe hyn në kategorinë e parafundit të ndotjes së ajrit.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2250742408548264&id=100008375808082
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...