Shefi i FSK’së, Rama tregon se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti

23:14 | 29 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka treguar se për çka kanë më shumë nevojë personat e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.

“Unë bëj apel tek të gjithë qytetarët që mos të grumbullojnë ndihma ushqimore, sepse vetëm mund të prishen ato dhe nuk kanë nevojë, por ky është mesazh edhe i shtetit shqiptar, edhe i autoriteteve shqiptare, por edhe i ushtrisë shqiptare”, ka thënë ai.

“Ata kanë nevojë për strehim, kanë nevojë për tenda, kanë nevojë për batanije, kanë nevojë për krevate fushore”, ka treguar Rama në Rtv21.

“Ne e kemi nisur një kontingjent për Shqipëri me tenda, me krevate fushore, batanije, jastëk dhe nevoja tjera që i kanë”, ka bërë të ditur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme