Google ADS

Shefi i EULEX-it viziton Manastirin e Deçanit, thekson rolin e udhëheqësve fetarë në nxitjen e marrëdhënieve paqësore

18:49 | 8 Tetor 2023
E.G

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano ka vizituar Manastirin e Deçanit ku është takuar me kryemurgun Sava.

Me anë të një postimi në X, Barbano tha se në këto kohë sfiduese është thelbësore të forcohet siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

Rol të rëndësishëm në këtë aspect, sipas tij, mund të luajnë udhëheqësit fetarë në nxitjen e mesazheve dhe marrëdhënieve paqësore ndër-komunale.

“Takimi pozitiv me Abbott Sava në Manastirin e mrekullueshëm të Deçanit. Në këto kohë sfiduese, është thelbësore të vazhdohet të forcohet siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë ku udhëheqësit fetarë mund të luajnë një rol vendimtar në nxitjen e mesazheve dhe marrëdhënieve paqësore ndër-komunale.”, shkroi ai./Arbresh.info./

 

Të ngjashme