Google ADS

Shefi i EULEX-it tregon situatën në pikëkalimet e përbashkëta Kosovë – Serbi

17:47 | 3 Prill 2022
A. B.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se, qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa incidente.

Wigermark ka thënë se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare, nga njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme