Google ADS

Shefi i EULEX-it takon Hovenierin, diskutojnë për avancimin e prioriteve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit

15:31 | 17 Gusht 2023
E.G

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka mbajtur sot takim me ambasadroin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Me anë të një postimi në Twitter, Barbano tha se në këtë takim është diskutuar për mënyrën e avancimit të prioritetet të përbashkëta në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit si dhe në promovimin e praktikave më të mira të policimit, përcjell Arbresh.info.

Tutje ai u shpreh se partneriteti me SHBA-në është i rëndësishëm në familjen e BE-së.

“Takimi shumë produktiv me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey M. Hovenier sot.SHBA-ja është një partner i rëndësishëm i familjes së BE-së dhe ne diskutuam se si të avancojmë prioritetet tona të përbashkëta në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit dhe në promovimin e praktikave më të mira të policisë.”, ka shkruar shefi I EULEX-it./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme