Google ADS

Shefi i EULEX-it takohet me Rashiqin, diskutohet siguria e komuniteteve në Kosovë

14:56 | 16 Janar 2024
R J

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, është takuar sot me me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për të diskutuar për sigurinë e komuniteteve në Kosovë.

“Diskutim i frytshëm me Ministrin e Kosovës për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq për të drejtën për kthim të qëndrueshëm dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se përkushtimi i EULEX-it “për një shoqëri gjithëpërfshirëse  ku të drejtat e njeriut të secilit respektohen dhe mbrohen me anë të sundimit të ligjit”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme