Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe fillimin e largimit të policisë nga objektet e komunave atje, pas takimit me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Në një intervistë për Euronews Serbia, ai ka thënë se EULEX-i e ka mirëpritur lajmin për reduktimin e policisë në veri të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Misioni e mirëpriti njoftimin e policisë së Kosovës dhe autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës për 25 për qind dhe ne presim që të ndihmojmë në uljen e mëtutjeshme të kësaj prezence edhe për 25 për qind të tjera”, tha Barbano.
Ndërkaq konsideron se procesi ka filluar.
“Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve me të cilat do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Por ne mund të konsiderojmë se procesi ka filluar”, thekson ai, duke shtuar se “ka janë tregues të mirë”.
I pyetur nëse plani evropian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano u përgjigj:
“Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas shkarkimit të policëve serbë nga puna në fund të majit 2023”.
Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEX-it është se situata është “shumë më stabile dhe paqësore”, prandaj vazhdon ta monitorojë situatën.
Tutje ai është shprehur se EULEX-i është i përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve dhe i monitoron me kujdes rastet më të ndjeshme, veçanërisht në veri – por jo vetëm atje./Arbresh.info
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...