Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Barbano ka prezantuar raportin mbi monitorimin e drejtësisë në Kosovë.
Në fjalën e tij, ai tha se ky raport prezanton një përkushtim të thellë të sekrorit të drejtësisë drejt standardeve të BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Ky ovulim nuk është vetëm një përmbledhje e gjetjeve por dëshmi e rrugëtimit të sistemit gjyqaor të Kosovës. Raporti fokusohet në zbatimine rekomandimnev etona të mëparshme duke theksuar fushën ku është shënuar fushën ku është shënuar përparim dhe duke tërhequr vëmendjen në mangësitë kritike që vazhdojnë të ekzistojnë”, ka thënë ai.
“Ne përgëzojmë institucionet e Kosovës për çiltërsinë dhe angazhimin e tyre dhe kërkojmë bashkëpunim të vazhdueshëm për të ngushtuar këto zbrazëti në standardet ligjore dhe në praktikën e përditshme”, tha ai.
Sipas tij, ky raport është më shumë se sa një mjet diagnostifikues, është një udhërrëfyes, është një thirrje për veprim.
Barbano theksoi se Kosova e ka potencialin që të jetë pjesë e BE-së por që siç tha ai, Kosova duhet të rrënjosin vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në system.
“Kosova e ka potencialin dhe mundësinë që të bëhet anëtare e familjes evropiane mirëpo kjo rrugë kërkon më shumë se sa përmbushje, kërkon që institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj që të rrënjosin vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në sistemet e tyre.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...