Shefi i EULEX dhe ajo e UNMIK në takim, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

10:38 | 23 Gusht 2023
A Z

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar për vizitë në zyrat e misionit të UNMIK-ut.

Aty ka njoftuar të jetë pritur nga Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh ku kanë folur për një mori çështjesh që lidhen me aktualitetin.

“Ndër çështje të tjera me rëndësi dhe partneritetin e gjatë Bashkim Evropian-Kombe të Bashkuara, ne diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ritheksuam rëndësinë për dialog dhe shtensionim”,ka shkruar Barbano./Arbresh.info/

Të ngjashme