“Çështja e Kosovës është e rëndë për Serbinë dhe njëri nga kushtet të cilin Serbia duhet ta zgjidh para se të bëhet pjesë e BE-së”.
Kështu ka thënë në Beograd ministri i Punëve të Jashtme dhe atyre evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok.
Sipas tij, BE-ja nuk është e gatshme që përsëri të vendoset në pozicionin e gjyqtarit ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të zgjidh problemin, transmeton lajmi.net.
Korçok po ashtu ka thënë se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia ta nënshkruan përfundimisht një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve e cila do të jetë ligjërisht obligative për të dy shtetet.
Ndërkaq sa i përket njohjes së Kosovës nga Sllovakia, shef i diplomacisë së këtij shteti gjatë vizitës në Beograd ka thënë se Sllovakia nuk do të ndryshoj qëndrim dhe tash për tash nuk do ta njoh Kosovën.
“Ne nuk e bllokojmë rrugëtimin e Kosovës, por nuk e njohim si shtet, jo për shkak të Serbisë, por për shkak të parimeve”, ka thënë Korçok në fund. /Lajmi.net/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...