Shefi i AVUK-ut: Mishi në tregjet e Kosovës është i sigurt

11:50 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci ka siguruar qytetarët se mishi në Kosovë është i sigurt dhe agjencia që ai e udhëheqë bën kontrolle sistematike për të parandaluar produkte pa afat në treg.

Në IMAZH të RTK-së, ai ka thënë se skandalin me mishin nga Belgjika e kanë zbuluar vet inspektoret e AUV-it, dhe sipas tij 40 ton mish janë asgjësuar dhe se ai mish nuk ka qenë në tregjet apo marketet e Kosovës për asnjë sekond.

Gjinovci ka paralajmëruar të gjithë ata që merren me industrinë e mishit por edhe me produkte të tjera që të mos ndihen të qetë nëse tentojnë të bëjnë gjëra të pandërgjegjshme sepse nuk do të lihen rehat nga AVUK-i dhe prokuroria.

Shefi i AVUK-ut, foli edhe për konfiskimin e mishit nga inspektorët komunal të Mitrovicës duke e vlerësuar punën e tyre, por ai kërkoi që të gjithë inspektorët të jenë nën ombrellën e AVUK-ut. Gjinovci dha edhe një lajm për fermerët, të cilët i siguroi se këtë vit nuk do të ketë asnjë mungesë të vaksinave për gjedhet të cilat vitin e kaluar ishin prekur nga sëmundja gungore e lëkurës. Gjinovci tha se janë siguruar të gjitha vaksinat, dhe bëri thirrje për bashkëpunim me fermerët./RTK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme