Në këtë dokumentar janë sjellë detaje ekskluzive për dallaverat që kanë ndodhur në procesin e privatizimit, e që janë kryer gjatë menaxhimit të AKP-së.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Privatizim, Valon Tolaj ka thënë se AKP-ja nuk e përcakton çmimin e pronave të privatizuara.
“Ka ndodhur që AKP-ja ka shitur edhe 127 mijë euro arin dhe këtë ne nuk e përdorim si argument në favorin tonë se kemi shitur aq shtrenjtë. Ka dy rregulla bazike të shitjes. Rregulli i parë është oferta ajo që e përcakton çmimin, nuk përcakton çmim agjencia në asnjë rrethanë dhe asnjë valë të shitjes nuk e përcakton çmimin, madje ligji i AKP-së, përcakton se oferta është ajo që e përcakton çmimin dhe nuk është në ekskluzivitetin e AKP-ja të përcakton çmimin e pronave shoqërore. Është rregulli bazik që oferta të përcaktoj çmimin dhe si të tilla ka ndodhur që pronat e caktuara në lokacione të caktuara, në zona rurale, një numer i vogël i kontratave të pronave bujqësore, prej 817 të nënshkruara mund të ndodh që tri apo katër prej tyre në faza të mëhershme të kenë pasur çmime të lira. Arsyeja, sepse ka ndodhur dy tri herë u bë tenderimi publik dhe nuk ka pasur oferta, dhe në një përiudhë të caktuara AKM ka vendosur që me çmim të lirë t’i shes”, tha Tolaj për Blic.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...