Sipas ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, shkarkimi dhe emërimi i shefit të këtij dikasteri bëhet në koordinim me Presidentin e vendit, raporton Arbresh.info.
Nuk dihet nëse shefi i qeverisë është koordinuar edhe me u.d. Presidenten, Vjosa Osmani për këtë shkarkim.
Arbresh.info, ka provuar të marr një qëndrim nga zyra e Osmanit por ka qene e pa mundur.
Ky është ligji i plotë për emërimin dhe shkarkimin e shefit të AKI-së.
Neni 5 Drejtori i AKI-së
5.1 Drejtori i AKI-së, në pajtueshmëri me këtë Ligj, Rregulloren mbi Organizimin e Brendshëm dhe ligjet tjera në fuqi, është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të AKI-së. Drejtori i AKI-së do t’i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit.
5.2 Në kryerjen e përgjegjësive të veta, drejtori i AKI-së ndihmohet nga një zëvendësdrejtor, udhëheqësit e njësive organizative, këshilltarët, dhe personeli me kualifikim të duhur sipas nevojës, në pajtueshmëri me rregullat dhe procedurat e parashtruara me këtë Ligj dhe Rregulloren e Organizimit të Brendshëm.
5.3 Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.
5.4 Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar.
5.5 Drejtori i AKI-së emërohet për një mandat pesë (5) vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe njëherë.
5.6 Drejtori i AKI-së duhet të ketë arsimim universitar dhe duhet të emërohet mbi baza të profesionalizmit dhe përvojës së dëshmuar.
/ Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/hoti-shkarkon-shefin-e-aki-se/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...