Zyrtarë të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se afati ligjor për emërimin e një drejtori të ri të AKI-së skadon pas 20 ditësh pas dorëheqjes së ish-drejtorit. Driton Gashi ka dhënë dorëheqje më 10 prill 2018
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tash e dy javë ka mbetur në pritje të presidentit Hashim Thaçi që ta propozojë një emër për shefin e ri të AKI-së, propozim ky i cili kërkon edhe miratimin e Haradinajt.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë prejse drejtori i AKI-së Driton Gashi ka dorëzuar dorëheqjen e tij, në pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ende nuk është emëruar askush, shkruan Zëri.
Për ta zëvendësuar Gashin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë afat 20 ditë që nga dita kur ish-kryespiuni i Kosovës ka lënë zyrtarisht detyrën.
Përderisa nga Presidenca nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.
Ndërkohë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së kanë bërë të ditur se Komisioni është totalisht i painformuar për punën e AKI-së, pasi që askush nga ky institucion, siç kanë thënë ata, nuk ka raportuar para Komisionit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...