Është duke vazhduar edhe këto momente takimi ndërmjet grupeve parlamentare të cilat po diskutojnë për ta gjetur një zgjidhje për seancën e nesërme, ku edhe pritet të votohet demarkacioni.
Indeksonline mëson se pjesë e këtij takimi janë gjitha partitë politike, përpos Vetëvendosjes. Ky takim është inicuar nga ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie si dhe shefja e Zyres së BE-së, Nataliya Apostalova.
LDK-ja është duke u përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala.
Nga PDK-ja; Kadri Veseli, Memli Krasniqi. Ndërsa nga Nisma Social Demokratike i pranishëm është Fatmir Limaj si dhe Bilall Sherifi.
Ndryshe, burime të Indeksonline thonë se në parim është arritur një marrëveshje. Kurse në një takim të mëvonshëm kanë pritur të diskutohen edhe disa detaje të vogla.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës