Edhe pse nga opozita në vend po kërkohet përfshirja e një emisari special nga Amerika në dialogun Kosovë- Serbi, Ambasada Amerikane në Kosovë thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
“SHBA vazhdon ta mbështesë procesin e udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për portalin arbresh.info.
E të mërkurën, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Mathew Palmer.
“Nuk është për t’u habitur që ne folëm për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në lidhje me këtë takim.
A do të ketë një emisar special amerikan për Ballkanin, ish-koordinatori shtetëror në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni mendon se presidenti Joe BIden shumë shpejt do të emërojë një emisar të veçantë për Ballkanin.
“Unë nuk mund të paragjykoj por besoj që presidenti Biden së shpejti do të emëroj një emisar të veçantë për Ballkan i cili do të jetë adresa kryesore në Uashington sa i përket koordinimit BE-Uashington”, tha ish-koordinatori Skender Hyseni për portalin arbresh.info.
Përfshirja e një të dërguari të posaçëm nga Amerika po e kërkojnë edhe opozita në vend.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se do të ishte me dobi emërimi i një emisari nga SHBA-ja për dialogun.
“Ajo që hetojmë është një mungesë e prezencës së SHBA-së në dialog. Kjo e prish balancën e interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari nga SHBA-ja për dialogun”, ka deklaruar Haradinaj.
Po ashtu edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me Kurtin ka thënë se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog me Serbinë.
“Pjesëmarrja e SHBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të SHBA-në as që duhet të ketë dialog. Kosova vlerëson rolin e BE-së, por domosdoshmërish e kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog. Kjo është e padiskutueshme”, ka thënë Abdixhiku.
Në lidhje me këtë çështje nuk kanë dashur të deklarohen në Qeverinë e Kosovës, pavarësisht interesimit të portalit arbresh.info.
Dy zëdhënësit, Përparim Kryeziu dhe Rozafa Kelmendi nuk ishin të qasshëm, sikur që nuk i janë përgjigjur edhe e-mail të dërguar nga porali./arbresh.info/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki