Vrasja e sotme e Oliver Inavoviçit në Veri të Kosovës pritet të trazojë jo pak ujërat, por kjo që po ndodh është pikërisht ajo që paralajmëruan SHBA-të vetëm dy ditë më parë.
SHBA-të paralajmëruan qytetarët e saj që të kenë kujdes nga trazirat sidomos në Veri të Kosovës.
Vrasja e sotme konfirmoi paralajmërimin e Amerikës.
Në një raport të Departamentit Amerikan të shtetit që mban datën 10 janar, përmenden komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe si zona me shkallë të shtuar të rrezikut.
Në paralajmërim thuhet se “grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën.
Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke synuar zonat turistike, qendrat e transportit, tregjet dhe qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike. Përveç kësaj, dhuna e motivuar politikisht ndodh në të gjithë Kosovën”.
DASH-i thekson se “tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve vazhdojnë të nxisin dhune, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.
Ndonëse trazirat e fundme të motivuara politikisht, nuk dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtarë, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”.
Nuk ka pasur ndonjë shpjegim për kohën dhe arsyet e këtij paralajmërimi që është lëshuar në një periudhë kur Kosova përballet me tensione politike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së saj që vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi dhe aleatja e saj Rusia.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë zonë e kundërshtimit më të madh të pavarësisë së Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit të Prishtinës është pjesë e një procesi të gjatë bisedimesh me Serbinë.
Në dhjetor 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës ë Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës dhe të pasluftës, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i gjykatës.
Kosova po ashtu përballet që nga viti 2012 me dukurinë e përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme.
Ndonëse gjatë dy viteve të fundit numri i përpjekjeve për të shkuar atje ka rënë, edhe më tej në zonat e konfliktit besohet se janë rreth 140 qytetarë të saj./GazetaExpress/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit