Sot, Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka folur për mediet serbe rreth dialogut midis dy vendeve duke potencuar rëndësinë e normalizimit të raporteve jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjithë rajonin.
Kjo deklaratë e tij, ishte edhe mesazh i qartë për fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe gjithashtu për Vjosa Osmanin si kandidate për presidente nga lista e LVV-së.
Lajçak është shprehur se është në kontakt me amerikanët për hartimin e një strategjie për dialogun Kosovë – Serbi, duke shtuar se posa të formohet qeveria e re, dialogu duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur pa vonesa të panevojshme.
“Bashkëpunimi ka sjellur rezultate të mira viteve të fundit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të koordinuara. Mesazhi i BE-së është i qartë: Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun ku e kemi lënë në dhjetor, sa më shpejt që qeveria e re në Kosovë të formohet. Jam gati po ashtu ta vizitoj regjionin dhe të takohem me negociatorët sa më parë që kushtet e lejojnë këtë. BE-së e ka thënë qartë se s’ka formë tjetër pos dialogut në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë . Po ashtu, vazhdimi i dialogut pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Lajçak.
Kjo deklaratë e Lajçak vjen menjëherë pas kërkesave të zyrtarëve të lartë amerikanë drejtuar Kurtit dhe Osmanit, madje edhe në letrat për urimin e pavarësisë së Kosovës. Rëndësinë e rifillimit të dialogut e potencuan edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden por edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett.
Këto deklarata, bien ndesh me deklarimet e ish-kryeministrit Kurti i cili është edhe fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai ka deklaruar se dialogu nuk është prioritet i tij, pasi nuk është as prioritet i qytetarëve të cilët e kanë votuar.
“Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia! BE-ja dhe Ballkani janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin, por më shumë sesa për një treg të përbashkët, kemi nevojë për investime. Evropa Juglindore po e zbraz trurin dhe BE-ja duhet të na ndihmojë ta ndalojmë këtë gjakderdhje. Vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë do të integrohen dhe mendoj se të gjitha duhet të jenë në të njëjtën kohë. Nëse një prej këtyre shteteve hyn në BE para të tjerëve, ne përsëri do të kemi probleme, siç është rasti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”, tha Kurti në një intervistë të tijën për Le Temps./lajmi.net/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...