SHBA shpall terrorist liderin e Hamasit

09:00 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka shpallur terrorist, Ismail Haniyeh, liderin e grupit islamist palestinez, Hamas, transmeton Reuters.

Në deklaratën e këtij departamenti thuhet se Haniyeh, së bashku me dy grupe të tjera islamike që janë aktive në Egjipt dhe një tjetër në territorin e Autoritetit Palestinez, janë listuar si terroristë globalë.

Aty është cituar Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson duke thënë se emërimet “kanë cak grupet terroriste dhe liderët”, duke përfshirë dy të sponsoruara dhe drejtuara nga Irani, e cila konsiderohet kërcënuese e stabilitetit në Lindjen e Mesme, shkatërruese e procesit të paqes dhe sulmuese e aletatëve tanë, Egjiptit dhe Izraelit”.
Në Gaza, zyrtari i Hamasit, Abu Zuhri i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se “ne kundërshtojmë dhe dënojmë vendimin dhe e shohim atë si reflektim të dominimit të bandës së zoistëve në vendimin amerikan”.

“Vendimi është i pavlerë”, ka thënë ai.
Hamas, që dominon Rripin e Gazës, është shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe disa shtete Perëndimore.
Në dhjetor të vitit të kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka njohur Jerusalemin, kryeqytet të Izraelit, ka deklaruar gjatë përvjetorit të 30-të të themelimit të Hamasit se “ne do ta rrëzojmë vendimin e Trumpit, asnjë superfuqi nuk mund t’ia japë Jerusalemin Izraelit, nuk ka Izrael që duhet të ketë një kryeqytet të quajtur Jerusalem”.
Tre grupet e tjera të shpallura terroriste janë, Harakat al-Sabireen, Liwa al-Thaëra dhe Harakat Sawa’d Misr.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme