Që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, saktësisht që çdo automjet që hynë nga Serbia në Kosovë të vendos targat e përkohshme serbët vazhdojnë të protestojnë në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak.
Serbët të shumtë tash e tetë ditë po vazhdojnë të vendosin barrikada të ndryshme në rrugët që qojnë në këto pika kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pavarësisht kësaj, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë gjatë tërë kohës në këtë zonë për tu përkujdesur që situata të mos eskalojë dhe të mos ketë ndonjë incident të mundshëm.
Por nga afër me këtë çështje po merret edhe KFOR-i. Të njëjtit janë parë sot në pjesën neutrale ku po qëndrojnë edhe Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës.
E lidhur me gjithë këtë, lajmi.net ka kontaktuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Nga kjo ambasadë kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara po punojnë bashkë me Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë në hapa të menjëhershëm për të përshkallëzuar situatën dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, rrezikojnë përparimin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
Tutje nga kjo ambasadë kanë deklaruar se mund të merret si bazë deklarata e zyrtarit të tyre, Nicholas J. Giacobbe, ku theksohet se mbështesin ofertën e BE-së për të organizuar diskutime këtë javë mbi këtë çështje si dhe çështje të tjera që inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe në mënyrë të menjëhershme.
Poashtu është theksuar se Zv/ndihmës Sekretari i Departamenti të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabiel Escobar do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin më të ngushtë rajonal për të eliminuar barrierat për lëvizjen e lirë, tregtinë dhe investimet në dobi të të gjithë qytetarëve në Ballkanin Perëndimor”, thuhet tutje nga Ambasada.
Ndryshe gjatë kësaj jave është paralajmëruar një takim i mundshëm në mes palëve përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ky takim pritet të zhvillohet pikërisht në kohën kur situata në mes dy vendeve vazhdon të jetë në tension e sipër.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se më e mira do të ishte që edhe Kosova edhe Serbi të mund të njihnin targat e njëra tjetrës dhe që të mos kishte fare nevojë për targa të përkohshme, apo provuese.
Kurse mbrëmë kryeministri Kurti ritheksoi se dialogu është e vetmja zgjidhje.
Kurse nga Serbia vazhdojnë që deklaratat të jenë mjaftë të zëshme, duke mos anashkaluar mundësinë e gatishmërisë së ushtrisë serbe për çfarëdo rasti, e ku thuhet se serbët e Kosovës gjithnjë do të jenë nën mbrojtjen e tyre.
Gjatë ditës së sotme në Jarinje dhe Bërnjak janë shtuar edhe katër kamionë të vendosur si barrikada, nga serbët të cilët për tetë ditë rresht vetëm janë ndryshuar por që asnjëherë nuk kanë lënë këtë pjesë pa pengesa duke protestuar pas vendimit për reciprocitet.
Të njëjtit shpesh herë kanë provokuar edhe Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, ndër to me ofendime dhe këngë nacionaliste serbe.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...