Në mes të krizës së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar anije luftarake dhe avionë zbulimi në Detin e Karaibeve. Presidenti Trump, thotë DW, po shfrytëzon momentin për të rritur presionin ndaj regjimit të Maduros.
Fjalimet e përditshme të shefit të Shtëpisë së Bardhë janë bërë pjesë e ditëve të karantinës për familjet amerikane. Deri në tetë milion amerikanë i ndjekin përditë para ekranit Presidentin Donald Trump dhe ekipin e tij të ekspertëve, kur paraqesin shifrat dhe zhvillimet e fundit në krizën e koronavirusi.
Por të mërkurën shumë prej tyre u habitën kur në vend që të fliste për infeksionet, Trumpi dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper njoftuan se një nga operacionet më të mëdha ushtarake amerikane të viteve të fundit në Karaibe – një mision antidrogë me anije luftarake dhe avionë zbulimi – si dhe prania ushtarake në rajon do të dyfishohen. Administrata amerikane thotë se do që të “mbrojë Amerikën nga kthetrat vdekjeprurëse të drogave të paligjshme”.
Ndërsa Esper e bëri të qartë se qeveria amerikane ka në shënjestër edhe liderin e Venezuelës, Nicolas Maduro, regjimi i të cilit varet nga shitjet e narkotikëve. Sipas Esper njerëzit vuajnë jashtëzakonisht shumë si rezultat i “sundimit kriminal të Maduros”.
Manovra e tanishme, sipas DW, sjell në kujtesë ndërhyrjen e SHBA-së në Panama në 1989, për rrëzimin e sundimtarit të atëhershëm Manuel Noriega. SHBA e akuzuan edhe atë për kontrabandë droge dhe më pas e vunë në bankën e të akuzuarve. Gjykata e Nju-Jorkut e akuzon edhe Manduron si dhe 14 politikanë të tjerë venezuelianë për “narko-terrorizëm, korrupsion, kontrabandë drogash dhe vepra të tjera penale” ndërsa është shpallur një shpërblim prej 55 milion dollarësh për kapjen e tyre.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...