ShBA përfshihet në dialogun me Serbinë, flet kryeministri Haradinaj

10:24 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ShBA duhet të –përfshihet në dialogun me Serbinë si lehtësuese të dialogut së bashku me BE-në.

Haradinaj, i pyetur nga arbresh.info në lidhje me këtë çështje, ka thënë se Kosova kërkon ndihmë prej të gjithë miqve ndërkombëtar pasi ka shumë çështje të pazgjidhura nga ish-Jugosllavia.

“Kosova i ka dhënë rëndësi të madhe dialogut me Serbinë si dialog që përmbyll çështjet e hapura. Kjo përmbyllje është në interes tonin dhe të gjithë rajonin. Ne mendojmë se duhet të kemi ShBA-në si lehtësuese të dialogut së bashku me BE-në. Një ndihmë e kërkojmë prej të gjithë miqve ashtu si sot si jemi e në vazhdimësi për shkak se vetvetiu çështjet e pazgjidhura të mbetura nga ish-Jugosllavia janë më gjerë se sa vetëm çështjet e BE-së politike sot. Përspektiva jonë është euro-atlantike sot”, është shprehur Haradinaj në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme