Përmes Ambasadës në Maqedoni, SHBA ka njoftuar se e njeh si kryetar të Kuvendit në Maqedoni Talat Xhaferin.
Xhaferi u zgjodh sot kryeparlamentar dhe menjëherë pas zgjedhjes së tij qytetarët sulmuan deputetët brenda Kuvendit duke lënduar disa prej tyre.
Pas kësaj situate, SHBA ka reaguar duke thënë se dënon dhunën në Parlament dhe se kjo nuk i takon demokracisë dhe është plotësisht e papranueshme.
“Një shumicë e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferi si kryetar të Parlamentit gjatë një seance të rregullt në të cilën dëshmitarë ishin edhe zyrtarë publikë e mediat. Ne do të punojmë me të që të përkrahim demokracinë dhe të çojmë përpara interesat e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e SHBA-së.
Përkrahje për Xhaferin kishte shprehur pak orë më parë edhe Bashkimi Evropian.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...