Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilit synohet zbulimi dhe parandalimi i trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive.
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-së dhe Policia e Kosovës.
Beqir Mezelxhiu, kryeshef i Agjencisë ka thënë se qëllimi i këtij memorandumi është që të vendoset niveli i lartë i sigurisë bërthamore dhe që Kosova t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe atyre radioaktive.
“Administrata për Siguri Bërthamore e shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmes memorandumit do t’i ofrojë Policisë së Kosovës bashkëpunim teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtyre materialeve në pikat e kontrollit kufitar të Kosovës”, ka thënë Mezelxhiu, duke bëre të ditur që Kosova nuk është pjesë e traktateve bilaterale në fushën e sigurisë Bërthamore prandaj në mënyrë të njëanshme ka marrë përgjegjësinë ti përmbushë të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare.
Rick Clarke, përfaqësues i Departamentit të Energjisë nga ShBA, ka thënë se ky memorandum vë në pah bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes ShBA-së dhe Kosovës.
Sipas tij, ky memorandum i ndihmon Policisë së Kosovës zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës këto pajisje do t’i ketë shumë shpejt në dispozicion
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...