Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin rekomandimet e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së.
“Ne mbështesim fuqimisht procesin e zgjerimit të udhëhequr nga BE-ja dhe inkurajojmë vendet kandidate dhe aspirante që të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të realizuar potencialin dhe të ardhmen e tyre të plotë në Evropë”, ka shkruar në ‘X’, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ndryshe ditë më parë Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian me Ukrainën, ndërsa rekomandoi gjithashtu hapjen e bisedimeve me Moldavinë, pasi t’i përmbushë kushtet përfundimtare.
Për Gjeorgjinë, shtoi KE-ja në një deklaratë më 8 nëntor, iu rekomandua dhënia e statusit zyrtar të kandidatit, nëse i plotëson kushtet e mbetura të përcaktuara nga blloku.
Komisioni Evropian rekomandoi edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës me BE-në, kur të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret për anëtarësim. Komisioni do t’i raportojë Këshillit deri në mars 2024 për çdo progres.
Për herë të parë, raportet e progresit u miratuan për dhjetë shtete që janë në këtë proces. Raportet u miratuan për gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Po ashtu, Raport Progresi ende hartohet edhe për Turqinë, shtet që formalisht ende ka statusin e vendit kandidat./rtk
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...