SHBA mbështetë qeverinë spanjolle

18:39 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur sot se edhe më tej mbështet qeverinë spanjolle në përpjekjet e saja për ruajtjen e një Spanje të fortë dhe të bashkuar.

“Katalonia është pjesë integrale e Spanjës dhe SHBA mbështet masat kushtetuese të qeverisë spanjolle, në mënyrë që të ruhet një Spanjë e fortë dhe e bashkuar”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

Katalonia sot ka shpallur pavarësinë me 70 vota pro dhe 10 kundër, deri sa 2 ishin të pavlefshme. Mijëra njerëz ishin mbledhur para Parlamentit për të qenë dëshmitarë të këtij akti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme