Mbesa 4-vjeçare e fatkeqit afrikano-amerikan George Floyd u qëllua të shtunën e kaluar teksa flinte në shtratin e saj.
Sipas raportimeve në mediat amerikane dhe në rrjetet sociale, Ariana e vogël është qëlluar me plumb në trup dhe tashmë, siç theksohet në një njoftim zyrtar të autoriteteve policore të Houston, ajo ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pas një operacioni urgjent që kreu.
Raportohet se plumbat i shpuan mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen edhe tre brinjë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe në banesën e familjes në Hjuston, përveç fëmijës 4-vjeçar, ndodheshin edhe pesë persona të tjerë.
Autoritetet policore të Hjustonit, në njoftimin e tyre zyrtar, theksojnë se ende nuk dihet nëse sulmi është kryer nga një autor apo më shumë, as motivet e ngjarjes.
Familja e vajzës së vogël, sipas ABC 13 Houston, shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Në to ka marrë pjesë edhe vajza 4-vjeçare. Babai i vogëlushes ka deklaruar se ka arsye të besojë se shtëpia e tij është shënjestruar.
Pasditen e së martës vonë, shefi i policisë së Houston, Troy Finner nisi një hetim për Punët e Brendshme për kohën e reagimit të departamentit ndaj të shtënave.
Babai i 4-vjeçarit tha se policia ka mbërritur në orën 7 të mëngjesit, më shumë se katër orë pas ngjarjes tragjike.
Kujtojmë që Geroge Floyd u vra më 25 maj 2020 nga policia e Minneapolisit./tch
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...