Numri i vizitave të adoleshentëve në dhomat e emergjencës në spitalet në Colorado është rritur për afërsisht katër herë që prej kur ky shtet federal amerikan legalizoi marihuanën në vitin 2012.
Të dhënat e publikuara nga hulumtuesit amerikanë kanë për bazë të dhënat mjekësore për të rinjtë të moshës mes 13 dhe 21-vjeçare të cilët kanë vizituar spitalet në Kolorado dhe dhomat e urgjencës në periudhën mes viteve 2005 dhe 2015.
Të dhënat e kontrolluara flasin se numri i adoleshentëve të cilët kanë pranuar konsumimin e marihuanës ose tek urina e të cilëve janë zbuluar gjurmë të kësaj lënde narkotike është rritur nga 146 në vitin 2005 në 639 në vitin 2014.
Marihuana “rekreative” nga viti 2014 është në dispozicion në Kolorado, i cili është një nga shtetet e para për legalizimin e plotë të kësaj substance në Shtetet e Bashkuara.
Disa shtete të tjera, përfshirë Kaliforninë, miratuan një legjislacion të ngjashëm më vonë.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kolorados, pritet të prezantohet javën e ardhshme në San Francisco gjatë takimit të shoqatave Pediatrike. “Ndikimi i efektit nga legalizimi i marihuanës mbi adoleshentët në nivel shtetëror ka filluar të matët së fundmi”, tha George Sam Wang, autori kryesor i publikimit.
“Siç sugjerojnë rezultatet tona, edukimi mbi marihuanën dhe strategjitë parandaluese janë më se të nevojshme për të zvogëluar ndikimin që ka droga mbi shëndetin e popullatës adoleshente, veçanërisht mbi shëndetin mendor”, thuhet në publikim/Arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...